Koalicioni me listë të përbërë/ Bylykbashi tregon ku përdoret ky model në BE: Rrëzohet teza e Edi Ramës

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, në një konferencë për shtyp, së bashku me përfaqësuesin e LSI-së, Petrit Vasilin, ka treguar modelin e opozitës së bashkuar për koalicionet me listë të përbërë.
Ndërsa nesër pritet të votohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend, Bylykbashi u shpreh se modeli i propozuar prej tyre përdoret sot në Itali e Francë, ndërsa theksoi se teza e kryeministrit Rama se për shkak se hapet lista duhet ndryshuar koalicioni zgjedhor.
Sipas Bylykbashit, modeli i propozuar nga PS, u rrëzua në vitin 2003 me konsensus.
“Koalicioni me liste të përbërë, që është marre nga Italia dhe sot është në fuqi në Itali. Keni dëgjuar Edi Ramën që thotë se nuk ekziston askund në Europë modeli shqiptar dhe se si do te tërhiqet, nëse ka një vend që e aplikon. Ne 2003 këtë model e miratuam me konsensus. Ne 2017, Italia miratoi ligjin Rosato, që aplikohet për zgjedhjet për parlamentin italian kaolicionin me listë të përberë, siç e kemi sot. Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal apo nivel bashkie ne Itali. Ligji Rosato dhe Ligji Tatarellla aplikohet si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur. Kjo rrëzon tezën e Edi Ramës se për shkak se hapet lista, duhen hequr koalicionet. Është një model që është përdorur në France, në Belgjike. Koalicioni me listë të përbërë është në fuqi në Itali, një nga vendet demokratike te BE”, tha Bylykbashi.