FOTOT/ Vermoshi me qendër të re turistike, Rama: Rilindën godinat e shkatërruara shtetërore të kohës së komunizmit

Turizmi malor është një nga prioritetet e sektorit pasi Shqipëria ofron turizëm gjithëvjetor, me ndikim në ekonomi por edhe nxitje për zhvillimin e zonave rurale.
Për ta bërë më të lehtë aksesin në këto zona përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Qeveria ka financuar ngritjen e Qendrave turistike.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi të urojë një të diel të bukur me pamje nga qendra turistike e Vermoshit.
“Mirëmëngjes, me qendrën e re turistike të Vermoshit, që pas asaj të Valbonës është e dyta në zinxhirin e ri të bujtinave të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për të nxitur më tej zhvillimin e turizmit malor, duke rilindur në këtë rast godina të shkatërruara shtetërore të kohës së komunizmit, ju uroj një të dielë të bukur”, u shpreh Rama.
Vermoshi gjendet në një distancë prej gati 100 km nga qyteti i Shkodrës në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit. Është fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë./a.gjonaj/









