“Më mori në telefon”, Halit Valteri kërcënon Gjiknurin: Do ja bëj si stërgjyshi im Ahmet Zogut

Halit Valteri, deputeti i opozitës parlamentare, i cili është pasardhës i atentatorit të Ahmet Zogut, Beqirit, ka kërcënuar me të njëjtin akt, kreun e komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknurin.
Pasi ka pasur një sherr në Kuvend, Valteri ka dalë para mediave dhe ka deklaruar se ka marrë një telefonatë kërcënuese nga Damian Gjiknuri, ndaj e ka takuar dhe është përplasur me të.
“Nuk mund t’i bëjë një Valteri peng ai, që ka blerë me paratë e korrupsionit votat për të kaluar ligjin për Kodin Zgjehdor, duke blerë opozitën parlamentare. Unë ja kam thënë në sy atij dhe ju them që kjo mazhorancë do të përfundojë në 30 deputetë”, ka thënë Valteri.
Deklarata e Valterit
’Provokimet e Gjiknurit dhe çunave problematike, as më hynë as më dalin. S’jam idiot që të dal nga Kuvendi e të zë një deputet, mër këcënoi në telefon. Gjiknuri është në Pazar të plotë me bandat dhe krimin. I bëj thirrje të tërheqin këtë qen bir qeni pasi familja ime e ka provuar si i bën gjërat.
Si ta duan në parlament, jashtë parlamentit, me një Valter nuk merret dot. I kemi dhënë provat si familje si i përballojmë mbeturinat. Nuk e krahasojmë Ahmet Zogun me Gjiknurin, që si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ka vjedhur 100 milionë euro dhe i merr nga 5 milionë euro Guruja sa herë vjen dhe takon gruan.
Mazhoranca me fekale do përfundojë me 30 deputete, teksa me paratë e Gjiknurit janë blerë deputetë të tjerë. Deputetët e blerë janë ata që do të kalojnë me vota pro Kodin Zgjedhor. Unë jam kundër../GazetaShqip