“Shpërthen” Ralf Gjoni: PS ka urinuar mbi besimin që i dhamë ne, është një parti transvestit

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, ka deklaruar sot se Partia Socialiste ka urinuar në besimin që ky grupim i ka dhënë mazhorancës për ndryshimet kushtetuese në lidhje me listat e hapura.

Gjoni tha se PS e transeksualizua pasi edhe tha që do të përkrahë listat e hapura por nga ana tjetër mbajti listat e mbyllura.

“Ju doni edhe kuota gjinore, kuota mashkullore, kuota lolipopi, vetëm e vetëm për të gjetur lëpirës? Ku është sot Partia Socialiste e Arta Dades, Ben Blushit, Mimoza Hafizit, etj që funksiononte me debate e demokraci të brendshme që formoi edhe një forcë të tretë, e sot është kthyer në një shpk. Edhe LSI ka pasur më shumë demokraci të brendshme sesa PS-ja. Ju jeni të frikësuar nga vota e lirë dhe e barabartë e popullit”, tha Gjoni.

Pjesë nga deklarata

”Më mbante vetëm një shpresë, shpresa se do kishim bashkëpunim në Kuvend, për të arritur 2-3 gjëra të mira për popullin. Mund të arrinim të gjenim dakordësinë me mazhorancën për të ndryshuar Kodin dhe sistemin. Me këtë besim më 17 janar kam qenë propozues i një nisme ligjore që mbështetet mbi 50 mijë qytetarë.

Në korrik mediat u përqëndruan tek një sherr mes meje dhe Halit Valterit, sepse bëra thirrje për lojëra politike. U cilësova ndryshimet kushtetuese si lojëra. Halit e kuptove. Çdo lojë e kthejnë në mashtrim patologjik. PS ka luajtur dhe urinuar dhe është tallur me besimin tonë. Me shpirtin bashkëpunues. Mbi të gjitha z,Ruçi PS po tallet me mbi 80% të elektoratit shqiptar që e mbështesin Listat e Hapura dhe Reformë Zgjedhore të mirëfilltë.

Janë disa fishekë që do i ruaj më vonë, më vjen keq që Rama nuk është këtu. E transeksualizuat procesin. Si një transeksual. Që ndërron gjini, dhe rikthehet më pas sërish në gjininë e tij. Vijoni me zullumet tuaja.

Kam një pyetje për ju Ruçi, personalisht, ku është PS sot? Çfarë ndodhi me PS e Arta Dades, Fatos Nanos, Mimoza Hafizit, Ben Blushit. Ju garantoj se dhe LSI ka më shumë demokraci të brendshme se ju sot. Gjysma na thoni në privat se nuk jeni dakord me këtë. Por do e votoni. Më vjen keq z.Ruçi. Do kontestohet në Gjykatën Kushtetuese. @GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT