Rama nuk i ndal sulmet: Meta, njeri i pangopur që po ngatërron dynjanë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat ndaj presidentit Ilir Meta edhe jashtë seancës plenare. Sipas Ramës, Meta është një njeri që nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruar dynjanë.
Kreu i qeverisë theksoi se ka vetëm një pyetje, që nuk i jep dot përgjigje “Çfarë borxhi i ka më Shqipëria Ilir Metës?”
“Pyetja ime që mbetet pa përgjigje akoma është ‘çfarë borxhi i ka më Shqipëria ilir Metës?’ Në të gjithë historinë e saj Shqipëria nuk i ka dhënë asnjë tjetri çfarë i ka dhënë pa kursim Ilir Metës, të cilin e ka bërë kryeministër, kryetar kuvendi dhe president.
Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët akoma për Ilir Metën? Një njeri që fatkeqësisht nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruari dynjanë. Pse? Çfarë do Ilir Meta akoma nga Shqipëria? Nuk e kuptoj”, tha Rama.