Ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm, zbulon kur nisin aplikimet për lotarinë

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë me dije ditën e sotme se kur do të hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane.
Sipas një njoftimi në “Facebook”, aplikimet do të nisin me datë 7 tetor dhe do të jenë të hapura deri më 10 nëntor.
“Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2022 do të jenë të hapura nga data 7 tetor, 2020, ora 18:00 (ora shqiptare) deri më 10 nëntor 2020, ora 18:00 (ora shqiptare)!”- bën me dije ambasada.