Java e 40 e pandemisë/ Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat, flet për trend pozitiviteti

Vendi u fut në javën e 41 të pandemisë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë bën me dije se java që lamë pas u paraqit me një trend të lehtë pozitiviteti, krahasuar me javën e 39, me një mesatare ditore prej 145,5 raste.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Ministria thotë se incidenca javore është 35.6 raste për 1 milion banorë.

“Gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.

Të gjitha strukturat e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe strukturat lëvizëse për gjurmimin epidemiologjik janë në terren për evidentimin e rasteve në kohë dhe për detektimin e vatrave epidemiologjike familjare apo të strukturave të tjera publike ose jo publike”, njofton Ministria.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, vendi regjistroi 144 raste të reja, ndërsa katër persona humbën betejën me COVID-19.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT