Rama me “kampionin” shqiptar: Do ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e F1

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me të riun shqiptar nga Maqedonia, Lirim Zendeli, i cikli është shpallur fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2.

Me një shënim në facebook, Rama shkruan se Zendeli do të garojë sezonin e ardhshëm në Formula 2, ndërsa thekson se “një ditë do ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1”

Rama poston foto me “kampionin” shqiptar: Do ta shihni

Postimi i plotë:

Fiksojeni mirë këtë të voglin këtu dhe mbajeni mend, sepse një ditë do ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1

Ky është Lirim Zendeli, shqipe nga Maqedonia e Veriut, lindur në Gjermani, fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2

Më vizitoi sot për të biseduar me mua për planet e të ardhmes dhe më ka mbushur zemrën plot me kënaqësinë që më dha karakteri i tij mbresëlënës

Forca vëllaçko, Zoti i Shqiptarëve qoftë me ty deri në finish

Back to top button
LAJMET E FUNDIT