“Shqipëria po bën hapa pas”, Grida Duma-Ramës: Kalorësi ka humbur busullën e orientimit, po vjen ora e ndryshimit

Grida Duma ka postuar një video në ‘Facebook’ aty ku ka përmbledhur fjalët e kryeminstrit Rama që ka thënë ndër vite.

Duma e krahason Ramën me Don Kishotin, duke thënë se dhe ai do e kishte zili për gënjeshtrat që përpiqet të thotë për tu anëtarësuar në BE.

Falë Ramës- shton Duma, Shqipëria po bën hapa pas dhe Europa duket më e largët se kurrë.

‘Edhe Don Kishoti do e kish zili naivitetin me të cilin kalorësi i gënjeshtrave përpiqet të na shesë antarësimin në BE.

Falë këtij gënjeshtari patologjik,

Shqipëria po bën vetëm hapa pas dhe këto 8 vite, Europa është më larg se kurrë. 

Kalorësi pa kalë e ka humbur busullën e orientimit.  Ora e ndryshimit po vjen!’- shkruan Duma.

‘Nëse ka një vend shprehja mos i qani hallin kalorësit se po i varen këmbët është Shqipëria në poltiikën e jashtme falë meje.

Do të votojmë në rast se pranohet opsioni që këto ligje të hyjnë në fui kur të fillojë parlamenti i ri.

Më vjen për të qeshur dhe për të qarë kur lexoj se Europa ka vënë 7 kushte,

Europa nuk ka vënë asnjë kusht. Falë meje dhe qeverisë dhe partisë socialiste ’- shprehet Rama në videon e publikuar nga Duma.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT