Ambasada britanike: Keqardhje që ndryshimet në Kodin Zgjedhor u bënë pa dakordësi

Pas ambasadës amerikane, edhe ajo britanike ka reaguar sa i përket votimit të Kodit Zgjedhor në Kuvend.

Selia diplomatike në fjalë shprehet se është e keqardhur që ndryshimet u bënë pa dakordësinë e palëve në Këshillin Politik.

Deklaratë e Ambasadës Britanike:

Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur përmes dialogut dhe negociatave.

Shprehim keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT