Osmani për deklaratat e ministrave serbë: Qeveria s’do duhej të ulej në tavolinë me ta

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me deklaratat e zyrtarëve serbë, të cilët ditët e fundit fyen e kërcënuan shqiptarët.

Osmani ka thënë se nuk mjaftojnë vetëm reagimet e dhëna qeveria e Kosovës, sot.

“Më e pakta që do të duhej të bënte qeveria e Kosovës është që të mos ulet në tavolinë të diskutimit me njerëz që japin deklarata të tilla”, ka thënë ajo.

Sot, kryeministri Avdullah Hoti, ka reaguar duke thënë se Qeveria e Kosovës e kundërshton këtë mendësi duke kërkuar edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja të njëjtën gjë.

Duke i quajtur ato deklarata si skandaloze ka shtuar se ato fyejnë viktimat e krimeve serbe dhe dëshmojnë se Beogradi përgjatë viteve qëllimshëm dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimiit, “duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive”.

Ministrat serbë Aleksandar Vulin e Ivica Daçiq ditëve të fundit kanë fyer shqiptarët, por edhe kanë kërcënuar. Vulin në vazhdimësi iu referua shqiptarëve me termin fyes “shqiptari”, kurse Daçiq në një formë kërcënoi serbët që tregojnë për varret masive të shqiptarëve nëpër Serbi. Daçiqi në një emision televiziv pyeti “se çfarë të bëhet me serbët që bëjnë budallallëqe dhe u tregojnë shqiptarëve për varet e tyre nëpër Serbi”. Kjo u vlerësua si kërcënim për serbët që të mos tregojnë vendndodhjen e varrezave masive të shqiptarëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT