Komisioneri Varhelyi viziton nesër Tiranën/ Takim me Ramën, Metën e Bashën
Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të vizitojë nesër Tiranën.
Ka qenë ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, ai që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në “Twitter”.
Mësohet se Varhelyi do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Gjithashtu ai do të mbajë edhe një fjalim në Kuvend.
Komisioneri për Zgjerim do të takojë gjithashtu edhe drejtuesit e vettingut.
“Oliver Varhelyi do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar Raportet Vjetore ËB6 & Planet Ekonomike / të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë – në orën 7.10 pasdite, ku do t’i drejtohet Parlamentit dhe të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe organet e vettingut”, shkruan Soreca.
Vizita e komisionerit evropian vjen vetëm dy ditë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.