Rikthimi i vizave me BE? Reagon Rama: Nuk është kthim pas, por një sistem sigurie nga BE

Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur në lidhje me zhvillimet e fundit në ekonomi u pyet edhe për ndryshimin e rregullave të lëvizjes.

Kryeministri Edi Rama ka mohuar zërat se Bashkimi Europian ka vendosur vizat me Shqipërinë. “Ato rregulla kanë të bëjnë thjeshtë me një formular për çështjet e personave me precedent kriminale dhe nuk flet asgjë për çështjen e të drejtës së udhëtimit. Lajmet për rikthim vizash janë thjesht zëra nga gropa e zezë dixhitale e Gjirit të Lalzit”, tha Rama.

Mw tej ai theksoi se “Së pari punët e BE kemi filluar ti mësojmë të gjithë se ka që në 2016 që do e bënin, por nuk bëhet fjalë për një kthim pas por për një sistem sigurie të BE dhe për të gjithë shtetet jo anëtare qytetarët e shteteve që udhëtojnë pa viza”.

“Sistemi ETIAS do të duhen të bëjnë një aplikim online pak minuta dhe aplikimi nuk është për vizë por thjesht aplikimi futet në sistem dhe merret konfirmimi online nëse je apo sje i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale, ska lidhje me qytetarët që skano kartelë kriminale.

Pra është e gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në BE, nuk është kthim mbrapa tek viza sic po predikohet dhe duan të hapin erën e pusetës dixhitale në gjirin e Lalëzit. Psh Turqia ka nevojë për vizë dhe kjo nuk i kërkohet kjo, është element sigurie që BE ka ndërmarrë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT