“Dilni kërkoni falje”, Rama: Notë proteste qeverisë së Serbisë për fyerjet ndaj shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria shqiptare do të paraqesë notë zyrtare kundër qeverisë së Serbisë, ndërkohë që ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, do të thërrasë ambasadorin e Serbisë në Tiranë.
Nota zyrtare do të paraqitet pas deklaratave fyese të ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandër Vulin ndaj shqiptarëve dy ditë më parë.
Rama deklaroi në konferencën për shtyp se ka pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të kërkojë ndjesë për “këtë fatkeqësi natyrore”.
“Nuk kam kohë të merrem me këtë lloj fatkeqësie natyrore, boll na dalin tanët që shfaqen në trajta presidentësh apo ish-presidentësh”, deklaroi Rama.