Situata e mjerueshme në burgjet shqiptare, i dënuari për grabitje: Na kërcënojnë, shoku im dha lek e doli

Emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel ka sjellë sot në vëmendje grevën e urisë të të burgosurve si dhe kushtet e mjerueshme që kanë burgjet shqiptare.

Gjatë bisedës ë studio me të ftuarit, kanë ndërhyrë edhe disa të burgosur të cilët kanë marrë në telefon për të treguar problemet që kanë.

Në telefon mori edhe një person i dënuar për grabitje në burgun e Reçit. Ai nuk e zbuloi emrin për shkak se do e kërcënonin. “Emrin nuk e them dot se pastaj do bëj gati valixhen për në Burrel ose Korçë”, tha ai.

I burgosuri tregoi se iu bëjnë herë pas here presion duke ju thënë se nuk do kenë asnjë leje dhe asnjë kusht. “Kemi që me datë 2 tetor që jemi pa ngrënë e vijnë e na thonë “a doni më marrë bukën apo do dënohen”i. Edhe ujin na e kanë bërë me orar. Këtu as doktor nuk ka”, shtoi ai duke folur për kushtet e burgut.

Ai gjithashtu bëri edhe një kërkesë publike, që juristi i burgut që shkojë e t’i takojë që të marrë peticionin që kanë bërë të burgosurit.

“Kemi bërë një peticion me kërkesat tona. Kërkojmë që të takojmë familjarët tanë. Por juristi i burgut nuk ka ardhur, prandaj i bëjmë thirrje publike”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT