Sociologu: Dreqi e mori mos i therrisni ‘plaku dhe plaka’, quhen të moshuar jo pleq. Shumë të rinj në Shqipëri po i largojnë nga shtëpia!

Sociologu Gëzim Tushi thotë se në Shqipëri termi plak përdoret gabim me një kuptim pexhorativ. Duke folur se si ka ndryshuar tradita edhe në Shqipëri ku më parë, një i moshuar në familje kishte rolin më të rëndësishëm dhe peshën e fjalës ku të gjithë e dëgjonin, sot ka shumë që vendosin ti dërgojnë në azile.

A është ky një vendim i drejtë?

Sociologu për ‘Ilva Now’, thotë se azilet janë institucione me të gjitha kushtet, por fatkeqësisht janë të ftohtë.

Sociologu Gëzim Tushi: Ne përdorim termin plak dhe ka kuptim pezhorativ, çdo njeri që del në pension ne e quajmë plak kjo nuk është e vërtetë. Pushteti i të moshuarve ka qenë i padiskutueshëm dhe kemi pasur qejf të plakemi shumë vite më parë.

Si jeton mosha e tretë në Shqipëri:

Ka shumë probleme, mosha e pleqërisë nuk është e favorshmë as nga pikëpamja fizike, shtohen sëmundjet kemi nevojë për shërbime me shumë, është pensioni, edhe në SHBA nuk janë të kënaqur. Ndërkaq janë shtuar problemet sociale,ndryshimi i tipologjisë së familjes. I moshuari kishte autoritet kishte një rol me rëndësi, ne po hyjmë në këtë familje moderne ku burri gruaja dhe fëmija janë në atë gjendjen natyrale të tyren të modernizuarën dhe tani i moshuari duket disi si i tepërt.

Tani edhe burri dhe gruaja ka të njëjtin rol. Dreqi e mori një pjesë e të rinjve të sotëm i largojnë të moshuarit nga familja bilogjike, është traumë, sepse edhe pse janë shumë të mira azilet por është i ftohtë institucioni. Sado kushte të mira ka një mungesë kordoni biologjik, nuk janë të ngrohtë. Nuk po themi tu rrihet me tabaka në duar, por të tregohet një kujdes, sepse ata kanë kërkesa minimaliste, lëvizin më pak, por ama kujdesi duhet. Jeta është e rëndësishme dhe të moshuarit duhet ta jetojnë deri në fund.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT