Punonjësit e policisë në moshë/ Lleshaj tregon nismën: Synojmë t’i punësojmë në…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftoi për nismën e re ligjore, ku sqaroi se ata punonjës policie në moshë dhe që nuk mund të vijojnë të jenë në radhët e Policisë së Shtetit, do të kenë mundësi të punësohen si roje në shkollat publike të vendit.

Para Komisionit të Çështjeve Ligjore, Lleshaj u shpreh se ata do të kryejnë detyra në këto struktura, jo si punonjës policie, por si punonjës të sigurisë.

Sipas Lleshaj, ata do kenë të drejtën për t’u kthyer në polici dhe kjo periudhë e shkëputjes i njihet si vjetërsi punësimi

“Ne mendojmë që një pjesë e punonjësve të policisë që kanë qenë në detyrën e ruajtjes së objekteve me moshë të madhe të cilët mund të kalojnë të ruajnë objekte të tjera. Ne do paraqesim një iniciativë të re për sigurinë e shkollave. Ne mendojmë që një pjesë e tyre që kanë qenë për ruajtjen e ambienteve dhe janë në moshë të thyer, mund të kalojnë të kryejnë detyra në këto struktura jo si punonjës policie por si punonjës të sigurisë së këtyre objekteve duke ruajtur trajtimin financiar në kushte të tjera. A do ta lëmë apo jo në vullnetin e personit ne e kemi të hapur ta diskutojmë. E kemi lënë të hapur për ta diskutuar në nivelin e qeverisë. Ne mendojmë se transferimi do kreditohet, nuk do të jetë degradim por promovim. Kjo do të krijojë mundësi të madhe për eksperiencë dhe aftësim profesional. Ata kanë gjithmonë të drejtën për t’u kthyer në polici dhe kjo periudhë e shkëputjes i njihet si vjetërsi punësimi”, tha Lleshaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT