Soreca: Shqipëria afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli Europian, por ka edhe pak punë për të bërë

Ambasadori i Bashkimit Europian në shqipëri, Luigi Soreca, me anë të një postimi në Tëitter është shoprehur se Shqipëria është më afër të përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli Europian në funksion të konferencës së parë ndërqeveritare.

Ai shkruan se ka akoma punë për të bërë në lidhje me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e Reformës Zgjedhore, të cilat janë edhe dy nga kushtet kryesore të KE.

“Disa punë akoma përpara, veçanërisht në lidhje me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e reformës zgjedhore, por Shqipëtria është tani afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli i Europës në funksion të konferencës së parë ndërqeveritare”, shkruan Soreca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT