Meta “shpërthen” në studio, kapet edhe me gazetaren: Bëhu serioze me mua! O je shtatzënë, o s’je…

Ilir Meta ka dënuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat u miratuan ditën e djeshme në Kuvend.

Gjatë bisedës në studio, Meta iu drejtuar Sonila Meços, e cila me sa duket pa dashje ka dale nga “skenari” i parapergatitur:

“O zonja Meço, o je shtatzënë ose nuk je.

Nuk ka je pak shtatzënë. E thonë edhe në anglisht këtë shprehje. Marrëveshja e 5 qershorit është shkelur me të dyja këmbët!”

Pyetje: 5 qershori u shkel, ku do të jetë Meta?

Meta: Presidenti ka qënë në mbrojtje të Kushtetutës dhe në krahun e popullit shqiptar. Do të jetë i vendosur dhe i hekurt. Kam disa vite që paralajmëroj plotësimin e kushteve për negociatat. Ky akt i shëmtuar që ndodhi dje, nuk ishte ngjarje e madhe.

Pyetje: A është shkelur 5 qershori?

Meta: Të lutem bëhu serioze me mua! Sigurisht që është shkelur. Në demokraci gjithmonë është vendosur me konsensus. kjo është ftesë për diktaturë.

Pyetje: Cili është dëmi për shqiptarët?

Meta: As nuk bëhet fjalë për çeljen e negociatave, por nuk bëhet fjalë për pas zgjedhjeve që të largohet Gjermania. Kemi dhe një super skandal. Shqipëria është kryetare e OSBE-së, dhe pengon që të japë ODIHR ekspertizën e tij.

Sonila Meço: Janë shtesa thonë…?

Meta: O zonja Meço, o je shtatzënë ose nuk je. Nuk ka je pak shtatzënë. E thonë edhe në anglisht këtë shprehje. Marrëveshja e 5 qershorit është shkelur me të dyja këmbët.

Arbitër tani është populli shqiptar, nuk janë ambasadorët. Në Shqipëri lidhur me integrimin ka dalë gjithmonë ajo që ka thënë presidenti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT