Ujgurët dhe Hong Kongu, Shqipëria i bashkohet nismës kundër Kinës, pro deklaratës së OKB

Shqipëria i bashkohet 39 vendeve anëtare të OKB-së dhe i bëjnë thirrje Kinës që të respektojnë të drejtat e njeriut dhe autonominë e Hong Kongut. Deklarata e iniciuar nga Gjermania dhe e paraqitur dhe e debatuar në Komitetin e të Drejtave të Njeriut të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, thekson se të 39 vendet i kërkojnë Kinës “të mbështesë autonominë, të drejtat dhe liritë në Hong Kong, si dhe të respektojë pavarësinë e gjyqësorit të Hong Kongut”.

Tirana zyrtare i është bashkuar shteteve Perëndimore, si Gjermani dhe SHBA që i kërkojnë Kinës që të mos ndërhyjë në Hong Kong si dhe të ketë kujdes me çështjen e Ujgurve.

Deklarata u lexua në këtë takim nga ambasadori gjerman Christoph Heusgen, që u pasua menjëherë nga një kundërdeklaratë nga Pakistani në emër të 55 vendeve që kundërshtojnë ndërhyrjen në punët e Kinës kur bëhet fjalë për Hong Kongun.

“Zonja Kryetare, ne i bëjmë thirrje Kinës që të lejojë hyrjen e menjëhershme, kuptimplote dhe të pakufizuar në Xinjiang për vëzhguesit e pavarur duke përfshirë Komisionerin e Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut dhe Zyrën e saj, dhe mbajtësit e mandateve të procedurave speciale; për të zbatuar me urgjencë tetë rekomandimet e CERD-it në lidhje me Xinjiang, përfshirë duke u përmbajtur nga ndalimi arbitrar i Ujgurëve dhe anëtarëve të pakicave të tjera. Në funksion të shqetësimeve tona në lidhje me situatën e të drejtave të njeriut në Xinjiang, ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të respektojnë parimin e mos-rikthimit me forcë të emigrantëve. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Kinës që të mbështesë autonominë, të drejtat dhe liritë në Hong Kong dhe të respektojë pavarësinë e gjyqësorit të Hong Kongut”, tha ambasadori gjerman në deklaratën e tij.

Deklarata u firmos nga 39 shtett si Shqipëria, Australia, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanada, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Haiti, Hondurasi, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Letonia, Litenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Republika e Ishujve Marshall, Monako, Nauru, Mbretëria e Holandës, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Palau, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT