150 qytetarë fitojnë betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan Manastirliu në profilin zyrtar të saj në “Facebook”.
Ad by Valueimpression
Kujtojmë se një ditë më parë ishin 130 persona të shëruar nga koronavirusi. Ndërkohë pritet që Ministria e Shëndetësisë të bëjë publike edhe shifrat më të fundit të përditësimeve.