Kryediplomatja suedeze “përplaset” me Ramën për Antishpifjen, kryeministri i vendosur: Do ta kaloj!

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde ka nisur një vizitë zyrtare në Tiranë, duke zhvilluar një takim të parë me kryeministrin Edi Rama, i cili është kryesuesi i radhës së OSBE-së.
Suedia është shteti që do të marrë presidencën e OSBE-së janarin e vitit të ardhshëm. Kjo është edhe arsyeja e vizitës së kryediplomates suedeze.
Por Ann Lind në konferencën për shtyp u shpreh se shqetësim për Suedinë është krimi i organizuar dhe azilkërkuesit. “Kemi probleme me krimin e organizuar dhe do të mbështetemi të ndërmarrin aksione të ndryshme.
Bandat kriminale janë në bashkëpunim në të gjithë territorin, nëse i luftojmë së bashku këtë atëherë do të kemi mundësi të bëjmë diçka për të shkatërruar ata. Prandaj kam ardhur këtu me ministrin e Brendshëm në Shqipëri”, tha Lind.
Ministrja suedeze u pyet edhe për ligjin e medias dhe se shtoi se ka disa gazetarë që e kanë kërkuar azilkërkues dhe se i sheh me përparësi një gjë të tillë. Ajo shtoi se ka kërkesa të pabaza për azile, duke nënkuptuar se një pjesë e tyre janë nga Shqipëria. “Suedia është një mbrojtjëse e fortë vokale e lirisë medias, është e rëndësishme që qeveria të konsultohet me aktorët e shoqata e medieve”, tha kryediplomatja suedeze. Ajo bëri të ditur se do të ketë takime me shoqërinë civile.
Por kryeministri Edi Rama ndërhyri dhe i tha gazetares që të mos ngatërrojnë OSBE-në me BE-në dhe se shumë shpejt ligji do të kalojë për votim në Parlament, sipas sugjerimeve të Komisionit të Venecias, si dhe konsultime të kryera me OSBE-në.
“Për hartimin e ligjite nisëm me modelin gjerman na u tha se nuk është demokratik. Morëm modelin kroat, e francez na u tha se nuk është demokratik e më pas bënë një demokrat e u mbështetëm me konsulencën tonë me OSBE, sipas këndvështrimin tim nuk trajton plagën e debatin mbi lajmet e rreme, shpifjen, e sulmet personale e diskriminimin e njerëzve. Por që forcon dhe mundëson që njerëzit të mbrojnë veten kur gjenden të sulmuar. Kur po flisnimin për këtë ligj mbështetja më e madhe erdhi nga bota e biznesit sepse ata shantazhohen çdo ditë, ne e dërguam në Venecia ligin sepse na thatë se pse nuk e dërguam. Komisoni ka bërë disa vlerësime dhe nuk tha se nuk bien në kundërshtim me parimet e së drejtës”, deklaroi Rama.
Më tej kryeministri sugjeroi që të shohin filmin “Dilema sociale” e më pas të diskutojnë.
“Ne do të miratojmë ligjin sepse në këtë xhungël dizinfomrmi, sulmesh kundër personalitetit të njerëzve dhe keq edukimi të të rinjve përmes shkeljesh të përmditshme të etikës së medias paku individët duhet të kenë të drejtën të kërkojnë llogari përpara gjykatës dnaj çdo kuijt që fshihet pas anonimatin dhe burimeve të jashtme dhe në fakt iu bien njerëzve si sikur të ishin të pavlerë në shoqërinë tonë, kjo nuk mund të vazhdojë’, tha Rama.