A duhej të dekorohej Avni Rustemi nga presidenti?/ Tare dhe Demaliaj: Nuk ka vlerë, ishte përdorim politik

Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës, Heroin e Popullit Avni Rustemin.

Kjo temë u rikthye në vëmendjen e publikut ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku të ftuarve iu drejtua pyetja e duhej të dekorohej Avni Rustemi.

Në studio si dhe në lidhje të drejtpërdrejtë ishin shumë të ftuar nga studiues dhe historianë, të cilët ishin pro dhe kundër këtij dekorimi nga ana e kreut të Shtetit.

Studiuesi i njohur, Auron Tare, u shpreh se e shikon si me buzëqeshje këtë dekorim, pasi brezi i tij është rritur me drama. “Mendoj se një figurë si Avniu ka patur një lloj interesi dikur. Ishte bërë shërbimi për Avni Rustemin. Nuk mendoj se ka ndonjë lloj vlere ky dekorim, sepse ka marrë atë që duhej të merrej”, tha ai.

Nga ana tjetër, publicisti Ilir Demaliaj u shpreh se “kemi gjithmonë standard të dyfishtë për ngjarjet historike”. “Bashkëpunimet me serbët i ka bërë Enver Hoxha. Sa i përket dekorimit mendoj se ishte dekorim si përdorim politik për ngjarjet që po ndodhin në Shqipëri. Avni Rustemi ishte një atentator që duhej të dënohej me ligj. Nuk kemi sistemin gjyqësor në vend, është një lojë politike. Dekorimet janë bërë gjërat më të neveritshme në Shqipëri, pa vlerë dhe pa kriter. I jepen kujtdo dhe me miqësi”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT