Rama falenderon komisionerin Varhelyi, flet për një plan të ri ekonomik në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisionerin evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Kreu i qeverisë falenderoi komisionierin për punën e bërë dhe që ka qenë gjithnjë pranë vendit tonë gjatë tërmetit dhe pandemisë.
“Kënaqësia është e veçantë se që në fillim të punës, komisioneri ka qenë një mbështetës i pakursyer i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Siç do ta thotë vetë sot, nuk është mjaftuar me kaq por është angazhuar për një plan masiv financiar për të gjithë rajonin.
I jemi mirënjohës Varheluy. Bashkëpunimi me Komisionin ka dhënë frute të veçanta për çuarjen përpara të axhendës së negociatave. Plani i ri ekonomik, për të cilën mendoj se është më e udhës të flasë vetë komisioneri.
Është një mundësi jashtëzkonisht e re, ky plan është provë konkrete e shumë arsyeve të mira, për vizionin e një rajoni ku zhvillimi mes bashkëpunimit është e vetmja rrugë. Aspekti kryesor i përgjithshëm është që plani do na ndihmojë të integrohemi. Komisioneri nuk ka qenë këtu thjesht për të na ngushëlluar në momentet e tragjedisë, jo vetëm kur falë tyre u thirr një konferencë për të gjithë popullin shqiptar megjithëse Covid vuri në vështirësi çdo vend të BE. Ka qenë telefonata e parë me vendin tonë nga BE, për të garantuar që Komisioni do të jetë pranë Shqipërisë përpara çdo vështirësie,” tha Rama.