Rektori i UBT: Shqipëria me 1 milion hektarë pyje “zhduk” profesionin e inxhinierit të pyjeve

Viti i ri akademik është vendosur tashmë që do të nisë në 2 nëntor. Ndërkohë që të rinjtë që duan të ndjekin universitetet janë ende në kohë për të bërë regjistrimin e tyre si fitues në degët ku ka kuota të lira, kuptohen duke plotësuar kriteret e vendosura.

Ditën e premte në 9 tetor mbyllet raundi i dytë i regjistrimeve, ndërkohë që degët më të preferuara këtë vit ashtu si raporton dhe rrjeti akademik shqiptar janë: mjekësia e përgjithshme, ekonomiku, drejtësia, stomatologjia po ashtu edhe disa degë në fakultetin e arteve dhe të sportit janë ezauruar. Ndërsa të rinjtë vazhdojnë të kenë si të preferuara këto degë, tregu i punës ofron një tjetër panoramë.

Gjithnjë e më shumë ka nevojë për profesionistë apo për degë të arsimit të lartë që lidhen me shërbime. Tregu i punës gjithnjë e më shumë kërkon specialistë në fushën e përpunimit të drurit, inxhinierë pyjesh, dizajner mobilerie, agronom, mjek veteriner etj.

Por fatkeqësisht këto profesione rrezikojnë në të ardhmen të zhduken sepse nga viti në vit numri i studentëve në programet që ofron Universiteti Bujqësor i Tiranës ka ardhur në rënie. Prof. Dr Fatbardh Sallaku, i cili ka marrë së fundmi edhe postin e Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës dha alarmin për programet që rrezikojnë të mbyllen.

“Është e pafalshme, e patolerueshme dhe që do të na gjykojë historia, që një sektor që ka mbi një milion hektarë pyje, kullota etj, që të mos kemi inxhinierë për këtë. Logoja e inxhinierit të pyjeve është zhdukur nga çdo institucion shqiptar. Kjo është e pafalshme”, tha ai në “Wake Up”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT