Varhelyi: Kemi marrë dakordësinë për çeljen e negociatave me Shqipërinë, por…

Komisioneri evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në një bashkë-konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, tha se është dhënë dakordësia për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë eVeriut.
Ndërsa theksoi edhe njëherë angazhimin e Brukselit për Ballkanin Perëndimor, Varhelyi foli edhe për paketën ekonomike, që tha se do të ndryshojë të gjithë panoramën e rajonit në mënyrë të konsiderueshme.
Ai u ndal edhe tek raport-progresi që u prezantua dje, ku vlerësoi punën e Shqipërisë, por theksoi se ka ende punë për t’u bërë.
Komisioneri i Zgjerimit vuri theksin te Gjykata Kushtetuese dhe Reforma Zgjedhore, që i konsideroi “kush” për konferencën ndërqeveritare.
“Shpresoj që qytetarët e Shqipërisë do ta shikojnë këtë si lajm të mirë. Ne po vijim në fund të rinovimit të politikës tonë të zgjerimit. Ne e bëmë të qarët se do të vazhdojmë punë tonë me Ballkanin Perëndimor dhe do ta bëjmë këtë gjë edhe me politikën e zgjerimit, pasi e kemi atë shumë seriozisht. Ne kemi mundur të marrim dakordësinë për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe kalojmë te segmenti i tretë i kësaj pune të madhe, që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik dhe planin investimeve.
Ky është një plan që e kemi ndërtuar së bashku me vendet e Rajonit. Kemi projektuar këtë paketë, pasi plani që jemi këtu sot për të prezantuam, ene mund të ndryshojë panoramën e Rajonit në mënyrë shumë të konsiderueshme në 4-5 vitet e ardhshme. Po flasim për një projekt madhor, një plan që do të mund të fokusohet tek ato aspekte që sjellin vende pune dhe rritjen e ekonomisë.
Jemi këtu për t’ju ofruar ndihmën tonë. Në Shqipëri jemi të gatshëm ët sjellim ato projekte që janë të rëndësishëm në aspektin vendor. Jemi të gatshëm të flasin për “korridoret blu”, po ashtu të punojmë edhe për gazsjellësin, po ashtu edhe për dy projektet për hidrocentrale në vend dhe këto janë projekte madhore investimi, që do sjellin ndryshim shuam të madh. Pas 4-5 vitesh do të shohim edhe rikthimin e të rinjve në vend.
E shikojmë që ka ende sfida përpara dhe punë për të përforëcuar, kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Na duhet të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese. Unë vizitova dhe anëtarët e ndryshëm të organeve të Vetingut. E gjithë kjo punë është kyç që Shqipëria të ecë përpara në konferencën ndërqeveritare. Ne na duhet reformë e rëndësishme zgjedhore, në bazë të së cilës të sigurohen zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ai.