“Varhelyi ka telefonuar i pari nga BE pas tërmetit”, Rama: U mësuam duke u përgatitur për dasma, krushqit s’na erdhën. Nëse ka dasmë, ne jemi gati

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin e BE-së për Zgjerimin Oliver Varhelyi u shpreh se plani ekonomik i BE-së është një mundësi e jashtëzakonshme.

Po ashtu kryeministri Rama theksoi se Varhely ka qenë një mbështetës i vendeve të Rajonit dhe i i thotë gjërat ashtu siç janë, ndërkohë që nuk nguroi që ta vlerësojë.

Rama tha se shqiptarëve mund t’u themi me plot gojën se rruga e ardhshme nuk është thjesht rruga për hapat në Reforman por është rruga e ndërtimit të gjithë rrjetit lidhës të Rajonit.

“Do t’ju jemi mirënjohës gjithmonë. Bashkëpunimi ka dhënë fryte të veçanta dhe në të gjitha aspektet që lidhen me objektivat e përcaktuara nga Komisioni për çuarjen para të agjendës së integrimit. Ne kemi vazhduar dhe do të shkojmë para në bindje të plotë që duhet t’i bëjmë të gjitha këto Reformën në Drejtësi, përsosjen e administratës publike dhe të tjera, jo se na i kërkon Brukseli, por sepse është obligimi ynë ndaj fëmijëve tanë.”

“Së fundi dua që të kujtoj se Komisioneri Europian nuk ka qenë për të na ngushëlluar në momente të tragjedisë, nuk kanë qenë me ne kur falë tyre u thirr një konferencë e paharrueshme për Shqipërinë solidariteti, nuk kanë qenë këtu as vetëm përmes Komisionit për të vazhduar implementimin e programit të rindërtimit, por megjithëse COVID-i i goditi të gjithë, Komisioneri ka qenë telefonata e parë nga jashtë, nga BE për të më  garantuar që Komisioni do të jetë pranë Shqipërisë dhe rajonit pavarësisht vështirësive që ka pasur. Jemi në një moment kur marrëdhëniet me Komisionin kanë një konkretësi shumë të madhe.Shqiptarëve mund t’u themi me plot gojën se rruga e ardhshme nuk është thjeshtë rruga për hapat në Reforma por është rruga e ndërtimit të gjithë rrejtit lidhës të rajonit, me rrugë, me rrjete digjitale”,  tha Rama.

Për sa i përket pyetjes se a do ndikojë raporti-progresi edhe në vendet skeptike, Rama tha: Nuk besoj që Finlanda, Suedia janë më pak të ndjeshme tek Holanda tek krimi, korrupsioni por ka dinamikë të brendshme. U mësuam duke u përgatitur për dasma por krushqit nuk na erdhën. Nëse ka dasëm ne gati jemi të veshur, do ulemi të vazhdojmë punën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT