Video/ Rama ironizon Bashën: Eh mër artist, as te dera e SHQUP-it …
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha me anë të një video në rrjetet sociale. Rama thotë se pyetjet që kreu i Partisë Demokratike ka për popullin, nuk kuptohen as te dera e Shqupit. “Eh mër Artist, as tek dera e Shqupit nuk të kuptojnë sa të thella i ke pyetjet për popullin”, shkruan Rama.
Biseda në videon e publikuar nga Rama
Basha: Sa të shkojnë taksat vjetore
Qytetari: Nuk na vrasin taksat me thënë të drejtën, Mua taksa në shtet më është hequr, më është zeruar.
Ndërkohë në videon e plotë të shpërndarë nga zyra e shtypi të PD, qytetari deklaron se
“Kemi për shembull parkimin që e kemi të detyrueshëm, detyrimin e bashkisë, sigurimet shoqërore. Në total shkojnë 1 mln e gjysmë lekë”, shprehet qytetari.