“210 mln dollarë për punonjësit e shtetit”, kryeministri Rama nxjerr shifrat

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar disa shifra, ku tregon se në dy mandatet e PS-së janë rritur pagat dhe është hequr taksa 10% për të gjithë.
Sipas tij, në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit janë shtuar 210 milionë USD më shumë se sa në qeverisjet e mëparshme.
“MIRËMËNGJES dhe me këto shifra domethënëse, të cilat tregojnë se në dy mandatet tona, nga rritja e pagave dhe heqja e taksës famëkeqe 10% për të gjithë, kemi shtuar në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit rreth 210 milionë USD më shumë se sa në vitet e atyre që e çuan Shqipërinë buzë greminës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.