Situata në spitalet COVID/ Ministria: Ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe sa të intubuar

169 raste të reja me koronavirus u regjistruan ditën e sotme në vend, ndërsa katër persona humbën jetën.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po i lartë mbetet edhe numri i personave të shtruar në dy spitalet COVID.
Ad by Valueimpression
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria ka bërë edhe një herë apel për respektimin e masave të thjeshta kundër përhapjes së COVID.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës”, bën apel Ministria.