Kosova një hap larg ëndrrës, emocione të mëdha sot në gjysmëfinalen me Maqedoninë e Veriut

Kosova zhvillon ndeshjen historike ndaj Maqedonisë së Veriut sot që një fitore do ta dërgonte një hap pranë kualifikimit në Kampionatin Evropian.
Sot në ora 20:45 në Arena ‘Todor Proeski’ në Shkup, Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian.
Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offit’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, për ta kërkuar një vend në Evropian.