Thirrja e KLGJ/ Yuri Kim: Shpresojmë të inkurajojë më shumë gjyqtarë, Shqipëria ka nevojë për ju!

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka përshëndetur thirrjen e KLGJ për gjyqtarët, për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Me një shënim në Twitter, Kim thotë se shpreson që thirrja të inkurajojë më shumë gjyqtarë, ndërsa i drejtohet këtyre të fundit duke i thënë “Shqipëria ka nevojë për ju”

“Mirë që KLGJ (pas KLP) po vepron për të mbështetur stabilitetin e karrierës për gjyqtarët e vettingut që aplikojnë për 2 vendet e hapura të Gjykatës Kushtetuese. Shpresojmë se kjo do të inkurajojë më shumë gjyqtarë që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju”, shkruan Yuri Kim.

Pak më herët ditën sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor u bëri thirrje të gjithë gjyqtarëve që e kanë kaluar procesin e Vettingut që të aplikojnë për pozicionet e lira si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Ky apel i KLGJ-së, erdhi pas atij të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që i bënte apel prokurorëve që të aplikonin për vendet vakante.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT