BE: Kodi Zgjedhor kusht i arritur, na vjen keq që…

Ambasadori i BE në Shqipëri, Lugi Soreca, tha se miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, përmbush një nga kushtet për tu ulur në Konferencën e parë Ndërqeveritare.
Në deklaratën e tij para Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, megjithatë Soreca u shpreh i keqardhur që ndryshimet, si të 30 korrikut dhe të 5 tetorit, u miratuan pa konsensus.
Ai bën thirrje për përmirësimin e dialogut politik mes palëve.
“Më 5 qershor u arrit dakordësia, por më pas Kuvendi kaloi ndryshimet kushtetuese duke përmbushur dhe një nga kushtet për t’u ulur në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Dialogu politik duhet të përmirësohet, dhe me zë të lartë e kemi thënë që na vjen vërtet keq që ndryshimet si të 30 korrikut, dhe të 5 tetorit u miratuan pa kompromis, para votimit”, tha Soreca.