Ministri i Jashtëm grek viziton sot Kosovën, do flitet për njohjen e Pavarësisë?

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias viziton sot Kosovën.
Greqia është njëra ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa nuk dihet nëse në takim do të flitet për njohje. Dendias do të pritet sot nga homologia kosovare Meliza Haradinaj-Stublla.
“Kjo vizitë e ministrit grek është e rëndësisë së veçantë, meqë Greqia është ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por është shtet që ka treguar konstruktivitet të lartë politik e praktik në mbështetje të Kosovës në rrugën Euro-Atlantike”, njofton Ministria e Jashtme.