Nuk ndalet Meta/ Ftesa e hapur për Ramën: Dil në përballje ose largohu!

Përplasje e fortë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Nuk ndalen akuzat dhe kundër-akuzat mes dy drejtuesve të lartë, ku së fundmi, Meta i ka kërkuar Ramës që të dalë në përballje.
“Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në ‘Opinion’ me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete.
Transparenca e vetmja rrugë! Dil në përballje ose largohu!” shkruan Meta.