VIDEO/ Përse u revoltuan të burgosurit, flet i burgosuri në Peqin

Një i burgosur ne burgun e Peqinit, identitetin e te cilit Top Channel nuk e publikon sipas kërkesës se tij, tregon te drejtat qe shkelen brenda mureve. Duke nisur nga kequshqyerja.
Shkelja e dyte qe ndodh ne burgje është sipas te burgosurit abuzimi me çmimet ne dyqanet e burgjeve.
Abuzime komentohen edhe transferimet e shpeshta nëpër burgje si mase ndëshkimore, megjithatë e vërteta qe i bashkon te burgosurit qe refuzojnë ushqimin është kërkesa për amnisti të përgjithshme. Nga hyrja ne greve e te dënuarve ne Peqin, efekti domino po i prek edhe burgjet e tjera, ndërsa nuk ka ende një informacion zyrtar mbi situatën.
Prej disa në disa prej burgjeve kanë nisur grevën dhe kanë paraqitur disa kërkesa në lidhje me regjimin 41Bis, si dhe për urdhrin e dhënë për të mos takuar familjarët apo avokatin. Në burgun e Peqinit mësohet se janë 165 të burgosur që kanë nisur grevën.