Lista e PD/ Nga Grida Duma, Xhelal Mziu, Erzen Breçani, Robert Budina, Fiqiri Ismaili dhe Klodiana Shala

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka futur në listë dy njerëz më të besuar të PD-së, ish-kryebashkiakët e Xhelal Mziu dhe Fiqiri Ismaili. Që ty kanë qenë prej disa mandatesh kryetarë bashkie në Vorë dhe në Kamëz, duke qenë edhe si qytetet bastion të PD-së.

Por bojkoti i PD-së nga zgjedhjet lokale bënë që ato të mbesin jashtë drejtimit. Ata u mbanë me shpresën e qetësuan se do të kishte ripërsëritje të zgjedhjeve lokale dhe se do të ishin sërish në listën e kandidatëve për kryetarë bashkie, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ismaili njihet edhe si personi që ka krushqi me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Tashmë dy besnikëve PD po i shpërblen duke i futur në listën për kandidatët për deputetë. Por në listën e kandidatëve për deputetë është Erzen Breçani, ish-drejtues i Policisë ndër vite, gjatë qeverisjes së PD-së.

Sakaq në listën e kandidatëve të PD-së, janë Robert Budina, regjisori që ishte pjesë e Aleancës kundër Shembjes së Teatrit.

Në listë vihen re emrat e Arben Ristanit, ish-kryetarit të bashkisë Vorë nën siglën e LSI-së Fiqiri Islamili, Xhelal Mziut si dhe Erzen Breçanit, ish-drejtori i Policisë së Tiranës. Ndërkohë, pjesë e listës janë edhe Basir Çollaku, Andi Lila, Gentian Muça, Julian Deda dhe atletja Koldiana Shala. Gjithashtu në listë është edhe biznesmeni Zak Topuzi.

Nga armata politike në listën e Tiranës, janë Arben Ristani, Çlirim Gjata, Jorida Tabaku, Arben Kashahu, Halim Kosova, Flamur Hoxha, Agron Shehaj, Grida Duma, Alfred Rushaj apo dhe Fatbardh Kadilli. Siç Tirana mbledh edhe njerë që dikur kanë kandiduar nëpër qarqet e tjera siç janë edhe Genc Pollo apo dhe Arben Ristani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT