Takimi me fermerët, Basha shpall objektivin e ri: Brenda 100 ditësh fund naftës pa cilësi

Lideri i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot takime me sipërmarrës nga sektori i agrobiznesit, me fermerë, grumbullues dhe punëtorë për të parë nga afër gjendjen e këtij sektori ndër më të goditurit nga kriza ekonomike e sociale që ka pllakosur Shqipërinë.

Sipërmarrësit ndanë me Bashën eksperiencën e hidhur të diskriminimit nga shteti dhe favorizimit me fonde dhe grante të një grushti biznesesh monopoliste të lidhura me pushtetin. Z. Basha konstatoi gjatë kësaj vizite se nuk është pandemia, por janë 7 vite harresë dhe shfrytëzim nga shteti që i ka gjunjëzuar fermerët dhe njësitë e përpunimit bujqësor e agrar.

7 vitet e regjimit të Edi Ramës nuk kanë shënuar asnjë investim substancial në infrastrukturën mbështetëse për bujqësinë. Taksat e larta dhe kostot e papërballueshme të karburantit me cilësi të ulët e kanë bërë të pamundur biznesin për shumicën e fermerëve të kësaj zone.

Tokat e Myzeqesë janë lënë djerrë sepse terrori mbi biznesin e ka dekurajuar plotësisht sipërmarrësin.

Basha i prezantoi fermerët dhe sipërmarrësit e Lushnjës me disa pika kryesore të programit të PD-së për bujqësinë, si:- 100 milion euro subvencione vjetore direkte për fermerët shqiptarë; – 50 milion euro investime për modernizimin e infrastrukturës bujqësore; – heqjen e taksës së qarkullimit 240 lekë për litër që do të ulë çmimin e karburantit;

“Me programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, fermerët – tha Basha – do t’i përkasin shtresës së mesme, jo të jenë skllevër të orekseve të pushtetit”.

Në këtë takim Basha shpalli edhe një tjetër angazhim të fortë: Brenda 100 ditëve të para do t’i jepët fund naftës pa cilësi.

“Heqja e taksës “Rama” mbi karburantin 240 lekë për litër do të jetë ndihmë e jashtëzakonshme. Karburanti ynë është më i shtrenjti në rajon, duke bërë çdo mall dhe shërbim më të shtrnejtë dhe jo konkurues. Cilësia e naftës është më e keqja, sepse e dimë të gjithë, se karburanti përzihet. Brenda 100 ditëve të para do t’i jepet fund naftës pa cilësi në tregun shqiptar. Kjo nuk do të ulë të ardhurat, përkundrëzi. Në vitin e parë do të kemi 50 milionë euro më shumë në buxhet, sepse do t’i japim fund kontrabandës së karburanteve. Kjo nuk është beteja e Lulzim Bashës, por betejë e çdo shqiptari. Jetojmë në një vend të bekuar nga Zoti, por të vjedhur dhe të keqqeverisur. Së bashku t’i japim fund të keqes, te ndalim largimin dhe të nisim ndryshimin, se nga ky ndryshim do të përfitojnë të gjithë”, deklaroi Basha.

Takimi me fermerët, Basha shpall objektivin e ri: Brenda 100 ditësh

Back to top button
LAJMET E FUNDIT