LAJMI I FUNDIT/ Tjetër shifër e larët infeksionesh të reja me COVID në vend, 2 persona humbin jetën

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët  e fundit në vend janë regjistruar 167 raste të reja, ndërsa dy presona kanë humbur jetën.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë  në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.

Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19,  një 74 vjeçare nga Korça dhe një dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

Janë kryer 932 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 167 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 89 qytetarë, duke e çuar në 9304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë  në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19,  një 74 vjeçare nga Korça dhe një dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID. Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COCOVID-19 – Statistika (9 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                        167

Të shëruar ne 24 orë                     89

Humbje jete në 24 orë                 2

Testime ditore                                 932

Testime totale                     96743

Raste pozitive                      15066

Raste të shëruara   9304

Raste Aktive                          5349

Humbje jete                             413

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            2779

Durrës      564

Shkodër    398

Korçë             274

Lezhë        266

Elbasan       224

Fier              231

Vlorë 191

Kukës        147

Berat  138

Dibër  78

Gjirokastër   59

Back to top button
LAJMET E FUNDIT