“Do e pastrojë Luli qytetin me fshesës e Monikës”/ Rama ironizon opozitën

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj opozitës, por edhe për Presidentit Ilir Meta. Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS, Rama theksoi se ndryshe nga koha kur qeverisnin demokrat, sot çdo punësim bëhet në bazë të meritës.

Sipas tij, në të gjitha fushat, askush nuk fut më mik sot për të zënë një vend pune.

“Sa nxjerr shteti nga arka është shumë e thjeshtë 56.2 % dalin më shumë sot nga arka e shtetit për të paguar pagat. Sot ne vijmë në pikën kur zerojmë taksën dhe zerojmë dhe TVSH për biznesin e vogël deri në 100 milionë. Dhe nuk është premtim elektoral, por ligj i kuvendit.

Zerojmë taksën deri në 140 milionë. Atëherë unë e kuptoj që ky zerim krijon problem, sepse është fakt, nuk është një garë premtimesh, por duhet të jesh vertetë kaq i mllefosur sa të mos qeshësh dhe jo më pas ta votosh Lulin kur thotë ne do i bëjmë 0.5. Unë jam i bindur se në fushatë do thotë do e bëjmë me -0.5, e bën se priret për mirë. Imagjino mos paguaj pastrimin se do e pastrojë Luli qytetin me fshesës e Monikës.

E imagjinoni fshesën e Monikës ca u bën qyteteve po t’ja japësh në dorë. Mos paguani më ndriçimin se do ndriçojë Saliu me Metën. Ku është një dëmshpërblim i madh që në fakt këto janë fakte.

Sot kush studion për mjekësi dhe kush studion për infermieri e ka rrugën më të lehtë. Askush nuk futet dot të bëjë kapërcime siç bëheshin deri dje.

E dini shumë mirë sesi bëheshin infermierët. E dini shumë mirë si mbusheshin radhët e bluzave të bardha me testera partie”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT