Rama: Luli është çun shumë i mirë, por…

Në fjalim prej rreth një orësh, kryeministri Edi Rama nuk ngurruar që të sulmojë kundërshtarin e tij politik, kryedemokratin Lulzim Basha.
“Luli është çun shumë i mirë, por a ka ndonjë shqiptar që i bie telefonit për të. Njerëzit do të thojnë mos harxho kohën kot se është në kokërr të gjumit”, deklaroi Rama.
Më tej ai shtoi se “ai ka një orar të caktuar gjumi lërë mos e shqetëso më thojnë”. Kryeministri theksoi se ata, duke nënkuptuar PD-në janë shumë mbrapa nesh, dhe se e ardhmja është PS-ja. “Do ta bëjmë Shqipërinë të vaprojë në mandatin e tretë theksoi Rama gjatë fjalës së tij.