“Prit se do vij dhe te ty”- Rama ironi me Metën: S’ka më keq se sa kur shokët i jepen alkoolit

Në fjalën e tij gjatë Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama përmendi të gjitha ato që i cilësoi si arritje të Partisë Socialiste, duke theksuar se janë si arsyeja për një mandat të tretë.
Ndërsa pranon se ka ende punë për t’u bërë, Rama thekson se për sistemet që nuk kanë marrë ende formën që duhet, “ka vetëm një rrugë, PS”.
Ai nuk la pa përmendur edhe opozitën, ndërsa nuk kurseu ironinë edhe ndaj Presidentit Ilir Meta.
Ndërsa përmendi kundërshtarët e tij politik, dikush në sallë tha emrin e Presidentit Meta.
“Iliri ishte? Ilir prit se do vij dhe te ty. Nuk ka më keq se sa kur shokët i jepen alkoolit”, komentoi Rama.