Meta do video? Rama i jep përgjigje letrës së presidentit: Ai rri skutave…

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta në lidhje me akuzën e ngritur se ka takuar skutave njerëz të inkriminuar.
“Tani Iliri do video? Unë me video nuk merrem, s’më interesojnë fare video dhe llafet. Se do video për skutat ku ai futet, është e sigurt që presidenti në botë, as Saliu që ishte, as ka pasur dhe as ka për të pasur më, që të dergjet skutave për të bërë fushatë kundër Shqipërisë. Fakti që futet skutave është kriminal”, tha Rama.
Kryeministri iu përgjigj gjithashtu se pse e bëri president Metën, duke dhënë edhe arsyet.
“Ilir Meta u bë president me votat e PS-së dhe të LSI-në. Ne nuk i kishim votat, në mes votave për të bërë president Metën me votën e tyre, e kamë thënë që në fillim se po i japim opozitës njeriun më të mirë për të, nuk e kam menduar se do të shkallonte deri në këtë pikë. Ose do të iknim në zgjedhje, por atje do ta kishim në pikëpyetje nëse do të zgjidhnim presidentin dhe votat”, deklaroi Rama.