“Do i japi dhe Skënderbeut…”- Rama: Turp, Meta i ka marrë varrezat me radhë duke dhënë dekorata

Kryeministri Edi Rama tha se Presidenti Ilir Meta, është “Presidenti i fundit i nj Republike që jep dekorata për ata që kanë vdekur para se ai të lindte”.

Kryeministri thotë se Presidenti nuk jep dekorata për ata që kanë vdekur dhe aq më tepër nuk i jepen dekorata Keroit të Popullit.

Ai tha me ironi se “Meta i ka marr varrezat me radhë, shihni kur t’i japë dhe Skënderbeut “Urdhrin e Nënë Terezës”.

“Është turp i madh për Shipërinë që njëri ikën president dhe e le tjetrën drejtore ndërmarrje, në konflikt interesi. Ju e dini që Peçi Monikën e do shumë, por për Metën le kokën. Kush është kryetari i opozitës Meta apo Luli? Të bëjë debat me Lulin dhe po fitoi të shpallet kryetar i opozitës. Edhe diçka të fundit, është Presidenti i parë dhe i fundit i një republike që jep dekorata për ata që kanë vdekur para se ai të lindte, nuk ka, nuk ekziston. Presidentët nuk japin dekorata për ata që kane vdekur më parë, për arsye se dekorata është një simbol që të shquan ty ndaj të tjerëve. Ka medalje për ata që vriten në krye të detyrës sot.

Ai është hero i Popullit, Meta ca e bën mjeshtër të punës Vojo Kushin? Presidenti kur jep medalje trimërie dhe ja jep të shoqes, është ai lart, është babai, ky Vojo Kushin nga çfarë lartësie është, apo është dhe ky në tankun imagjinar? Enver Hoxha ka dhënë vetëm një herë dhe e ka dhënë për Selam Musain, ja dha ky prap.

Dhe ajo ka qenë e vetmja shkelje e protokollit. Imagjinoni këta në verr se si mund të rrotullohen kur ju vjen zëri që keni nj dekoratë për të marr dhe dekoratën e Vojo Kushit e merr njëri që nuk e njihte as familja. E kanë gjetur te kafja e LSI dhe i kanë thënë hajde të marrsh dekoratën e Vojo Kushit. O Ilir lëri të rënët, Heroit të Popullit nuk i jepet dekoratë, kështu si e ka nisur do i japi Skënderbeut urdhrin e Nënë Terezës, ku do shkojë, ka marrë varrezat me radhë. Meta mendon që është hero. Kërkon nga bustet, nga të vdekurit, energjinë që i duhet për t’u bërë hero dhe i jep dekorata për t’i marrë me të mirë. Turp”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT