A do ta kandidojë Fatos Nanon për deputet? Ja si reagon Rama

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të Asambles së PS-së, Kryeministri Edi Rama ka mohuar zërat se do të kandidojë ish-kreun e PS-së, Fatos Nano, për deputet.

I pyetur rreth kësaj, Rama e konsideroi “lajm pa lidhje”, ndërsa shtoi se Nano është lideri historik i PS dhe nuk ka nevojë të kandidojë.

Ai shtoi se Nano ka “dhënë shumë për PS dhe tani jep këshillat e tij kur ja kërkoj”.

“Fatos Nano nuk ka nevojë të kandidojë, është lideri historik i PS, ka dhënë shumë për këtë parti tani jep me zemërgjerësi këshillat e tij kur ja kërkoj, siç do ta bëj edhe unë kur të mos jem më. Nuk ka nevojë për audiencë për lajme të tilla palidhje”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT