Meta i nxehur lëshon gojën: O palaço pa Atdhe, unë kam lindur në Çepan o ordinerë. Ta dini se shtëpia ime…

Presidenti Ilir Meta ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama. “O shakaxhinjtë e integrimit! Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time! As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe! Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi. O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre”, shprehet Meta.

Presidenti në postimin e tij e cilëson veten si një ndër udhëheqësit e Lëvizjet Studentore të vitit 1990.

Reagimi i plotë

O shakaxhinjtë e integrimit!

Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time!

As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!

Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.

O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre.

Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre.

Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë! Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT