Shqipëri / 239 të shtruar në spitalet Covid, 17 në terapi intensive, 6 të intubuar

Rriten rastet e pacienteve me koronavirus që kanë nevojë për shtrim në spital.

Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, në dy spitalet po marrin trajtim 239 persona, prej të cilëve 17 kanë hyrë në terapi intensive, ndërsa 6 janë në intubim dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Kjo është shifra më e lartë e të shtruarve në spital që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë në dy spitalet Covid po trajtohen disa pacientë të cilët rezultojnë Covid negative me teste, por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT