Video e Presidentit me subjektet e OFL? Rama: Nuk merrem me gomarllëqet e Metës, kohën ia kushtova sot sepse e meritonte

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas Asamblesë së Partisë Socialiste, ku i pyetur nëse kishte një video ku presidenti Meta takohëj me subjektet e OFL-së, ka thënë se nuk preferon të merret me “gomarllëqet e Metës”.
Për sa i përket Ditmir Bushatit, Rama nuk tregoi nëse do të ishte pjesë e kandidatëve për deputet, por shtoi se do të zgjedhë skuadrën më të mirë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Unë me Kinostudion e kam mbyllur që kur u hap rruga për të parë filmat që prodhon bota dhe mikrostudion e filmimeve në trurin e Ilir Metës e ka ai, jo unë. Nuk merrem me gomarllëqe të Ilir Metës, që ka kaluar edhe Boratin. Ia kushtova kohën sepse e meritonte.
Bushati është një person që ka kontributet e veta, që mund t’i bëjë shumë mirë të dyja këto, por edhe ndonjë të tretë, por në fund do kemi skuadrën më të mirë në 25 prill”, tha Rama.