Rama vazhdon replikat me Metën: Mos e mërzit Elisën, se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri…

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta vijojnë replikat në distancë, ndërsa kreu i qeverisë i është përgjigjur reagimit të fundit të Kreut të Shtetit.
Me një shënim në Twitter, pasi Meta në reagimin e tij i quajti “spiropalistë të ndyrë”, Rama i kërkon me ironi të mos e mërzisë Elisa Spiropalin, “pasi kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen”.
“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!”, thotë Rama.