Ish-deputetja e LSI-Ramës: Mbretëreshë Teutës nuk i bëri syri tërr nga romakët, e jo më t’i bëjë Monikës nga profeti i kokoshkave. Je i mbaruar

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili ironizoi Presidentin e Republikës me dekoratat, ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj shkruan se kryeministri e ka ndarë mendjen t’u shkaktojë humor shqiptarëve.
Mehmetaj thotë se kryeministri përfundimisht është i mbaruar. “Edi Rama e paska ndarë mendjen ti shkaktojë humor shqiptarëve sot e me kalimin e orëve duket se i shtohen edhe dozat e budallallëqeve që thotë, edhe pse tani nga fundi një gjë e qëlloi në shenjë.
Shumë mirë bëri që e përmendi Mbretëreshë Teutën, asaj nuk i bëri syri tërr nga Perandoria Romake, e jo më ti bëj Monikës tonë syri tërr nga profeti i kokoshkave Edi Rama. Përfundimisht është i mbaruar”- shkruan ajo.